Ori Nebijaj rikthen Hygerta Sakon në Durrës
Pas deklaratave të forta për Durrësin, Hygerta Sako rikthehet në qytetin e lindjes.
“Unë e kam braktisur, nuk shkoj në Durrës, sepse nuk gjej më asgjë nga ajo çfarë kam përjetuar dhe unë kam përjetuar fëmijëri shumë të bukur”, kanë qenë kjo deklarata që ish Miss Albania, Hygerta Sako ka thënë pak kohë më parë e që u kritikua së tepërmi në rrjetet sociale.
Megjithatë sot në “Pushime on top”, Sako duket se i ka thënë “po” ftesës së moderatores Ori Nebijaj, e bashkë me të ka kujtuar momentet më të bukura të fëmijërisë.
“Durrësi është shkatërruar shumë herë, ka rilindur dhe mua më vjen mirë që është sot një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Por Durrësi është i bukur dhe durrsakët janë indiferentë shohin punën e tyre. Unë dua Durrësin e vjetër, ishte aq i thjeshtë, aq i bukur, aq i ëmbël, i kripur i kishte të gjitha”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër Hygerta ka kujtuar momentet kur ka mësuar notin me të atin, ditët kur vinin në plazh me bukë me vete, xhirot në Vollgë, e shumë detaje të tjera nga fëmijëria e saj e lumtur.
E pyetur nëse e sjellë vajzën shpesh në Durrës, Sako ka treguar se edhe Anais njësoj si ajo nuk është e lidhur me Durrësin.