Ori Nebijaj na kujtoi sot se rënia e Edi Ramës “nga fiku” është parashikuar që në janar në “Wake up”

Shqiptarët janë një popull që kanë kuriozitet të dinë më shumë rreth shenjave të tyre të horoskopit. Duke ditur se kjo temë tërheq shumë, disa nga programet televizive shqiptare ftojnë në studio astrologë të ndryshëm. Njëra nga më të njohurat në vend është dhe Meri Shehu.

Në fillim të janarit, Meri ka qënë e ftuar në emisionin e mëngjesit, “Wake up”, me Ori Nebiaj dhe Isli Islamin, ku ka bërë parashikimin e horoskopit për vitin 2019.

Meri parashikoi për shenjën e gaforres se ata që janë në pushtet, në muajin mars “do të bien nga fiku”. Ndoshta në atë kohë kjo shprehje nuk kishte një rëndësi të madhe, por në këtë periudhë krize politike që ndodhet Shqipëria, kjo shprehje gjen vend. Për ata që nuk e dinë, Kryeministri Edi Rama i përket shenjës së gaforres dhe kjo periudhë protestash nuk ka qënë aspak e qetë për pozitat e tij si “timonieri” i vendit.

“Kur si ke hyp fikut, nuk ka rrezik te biesh”- Parashikimi i yjeve. Momenti me epik ne te gjithe eksperiencen time mban daten 4 Janar 2019.” Shkruan Ori Nebiaj në Instagram, duke rikujtuar këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj.

Në videon e publikuar, moderatorja simpatike e “Wake Up” ka treguar me humor se edhe ajo i përket shenjës së gaforres, por astrologia këmbëngul që bëhet fjalë për ata që janë në pushtet. “Kur nuk ke hipur ndonjëherë në fik nuk ka se si të biesh” -i thotë ajo me humor. Kujtojmë se Ori Nebiaj është pjesë e Partisë Demokratike, dhe iu bashkua deputetëve për djegien e mandateve. Opozita dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, dhe sipas këtij parashikimi ai mund “të bjerë nga fiku” (pushteti). Na mbetet të presim deri në muajin mars për të parë se nëse ky parashikim do rezultojë i vërtetë./News31.al