Ori Nebijaj imazhi i Jawii/ Fotot ekskluzive nga fushata publicitare

Moderatorja Ori Nebijaj është përzgjedhur nga dizajneri Xhavit Novolani si imazhi i kësaj vere për “Jawii Bags”. Çantat e para të prodhuara në Kosovë, do të ofrohen së shpejti edhe për vajzat dhe gratë në Shqipëri. Për këtë të fundit, Ori Nebijaj po realizon së fundmi në Antalia setin fotografik.

Në fotot ekskluzive për Mapo, moderatorja shfaqet tejet elegante, e veshur me një fustan të zi dhe me çantat ngjyrë ndezur të brandit kosovar.

Por Xhavit Novolani nuk merret vetëm me dizanjin e çantave; ai është tejet i apasionuar edhe pas punimit të unazave, që janë të bëra të gjitha me dorë në bashkëpunim me një mjeshtër armen që e ka trashëguar zanatin nga familja, e cila i është marrë me punimin e unazave të sulltanatit.

Të gjitha këto së shpejti do të vijnë në një dyqan në Tiranë. Ndërkohë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë fotografitë e mrekullueshme të Orit.