Ori Nebijaj feston ditëlindjen, Flori Gjini e uron me foton më të bukur nga ‘Pushime On Top’

Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj e cila ditët e fundit ka nisur rrugëtimin televiziv të ‘Pushime On Top’ feston sot ditëlindjen e saj.

Edhe pse kjo ditëlindje e ka gjetur në punë, stafi është kujdesur ta surprizojë me tortën pas orës 12:00, ndërsa kolegu i saj, Flori Gjini ka zgjedhur ta urojë edhe publikisht.

“Mbetëm rrugëve të Shqipërisë këto tre vite. Një ditë e zakonshme programi për ne, por e veçantë për ty. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkuar Gjini krah fotos me Nebijaj ku shfaqen në një prej vendeve ku kane xhiruar emisionin në mes të detit.

Me siguri kjo ditëlindje duhet të jetë shumë e bukur për Orin e cila ka mundësinë të udhëtojë vende të ndryshme, ti shijojë destinacionet më të përfolura, njëherazi për t’i sjellë ato edhe në ekran pranë teleshikuesve.

revistawho.com