Ori Nebijaj dhe vera e saj si tek “Baywatch”: “VIP-at që i lejojnë vetes ndonjë mëkat”
Ori Nebijaj këtë verë po shijon një aventurë të bukur televizive, pikërisht programin “Pushime on Top”, në një transmetim live. Për ditët me diell e netët e verës pranë detit, dhe VIP-at që rrëfehen për të në ekran, Ori flet në këtë intervistë për “Story”.
“Pushime on Top” është programi yt i ri që realizohet në plazhet e Shqipërisë. Kur ta propozuan këtë format veror u gëzove, apo mendove që realisht ti do të kesh mjaft ngarkesë?
Më propozuan dy formate, njëri në studio dhe njëri breg të detit. Vendosa të rrezikoj dhe të jem jashtë studios, pasi nuk mund t’i thoja detit “jo”. Ky format ka emocione dhe adrenalinë, edhe pse çdo ditë është tejet impenjativ aq sa ende s’kam mundur të lahem në det. E dija që prej fillimit, por asnjëherë s’u jam trembur sfidave sado të vështira të jenë. Është e lehtë të punosh kur çdo gjë është e përgatitur dhe të gjithe kujdesen që ti të dalësh mirë, ama ka shumë më shumë emocion dhe kënaqësi, kur jo të gjitha rrethanat janë pro teje.
Duke qenë se njerëzit shkojnë për qejf ne plazh po të duket vetja sikur po jeton pak nga seriali i famshëm “Baywatch” dhe ti me cilën aktore mund të ngjasosh?
(Qesh) Në fakt do ia lë publikut të vendosë për mua. E sigurt që s’mund të jem Mitch, ama edhe pse bionde as Pamela Anderson s’jam. Ka një diferencë të tërë centimetrash mes nesh. (qesh)
Çfarë të bën më shumë përshtypje tek personazhet e njohur që pushtojnë Jugun?
Asgjë në veçanti deri tani. Janë njësoj si të gjithë pushuesit e tjerë.
I përzgjedhin vendet ku qëndrojnë për të pushuar dhe i lejojnë vetes mëkate?
Patjetër që përzgjedhin vendet ku qëndrojnë për të pushuar, por njësoj e shijojnë dhe ata si të tjerët. Mblidhen me miq, me familjarë, bëjnë guida në det, shijojnë bregdetin dhe hera-herës i lejojne vetes ndonjë mëkat të vogël në jetën e natës.
Të shohim tek i interviston këta personazhe të njohur duke i tërhequr nga pushimet e tyre. E ndjen lirshmërinë e përgjigjeve që japin, dhe ia lejon vetes një ngacmim më shumë?
I lejoj vetes shumë ngacmime dhe ata deri më tani ma kanë lejuar me shumë kënaqësi. Jam shumë e kënaqur me komunikimin me ta sepse nuk është kollaj të thuash “po”, për disa orë me mua në “Pushime On Top” ndërkohë që je shkëputur nga Tirana për të pushuar pak ditë me familjarë apo dhe miq. Shpresoj që tani që emisioni nisi, ta kem dhe më kollaj dhe që publiku ta shijojë këtë format që zgjodhem për verën.
Nën rrezet e diellit dhe valët e detit çfarë të duket vërtet e magjishme në stinën e verës?
Natyra na ka falë shumë, ama ne s’jemi ende të kujdesesshëm ta respektojme dhe ta duam gjithë këtë pasuri. Mjafton të jesh dëshmitar
Pas një ëndrre të një nate vere si mund të jetë zgjimi?
Hahahah i bukur, i qetë, me shpirtin plot. Do të doja t’u uroj të gjithëve shumë netë vere të magjishme. Duhet të kujdesemi më shumë për veten dhe emocionet e mira. Sa më larg gjithçkaje negative!