Orgjia fatale tmerron konviktin, tre djem vdesin sipër studentes

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në konviktin “Sunshine” në Imo të Nigerisë është duke bërë xhiron e rrjetit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se tre burra kanë vdekur, pasi kishin bërë një katërshe me një studente.

Sipas “The Sun”, grupi kishte marrë një përzierje tramadoli, kodrine, vodke dhe kërpi indian gjatë orgjisë.

Dy prej meshkujve u gjetën të vdekur brenda në dhomën e hotelit të martën. I treti, që njihej si Richard, u dërgua në spital në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë.

Kurse vajza është aktualisht në gjendje të qëndrueshme në Qendrën Mjekësore Federale në Owerri.

“Unë mund të konfirmoj se një student i tretë ka vdekur. Vajza është gjallë dhe unë mësova që gjendja e saj është stabilizuar”, ka thënë komisioneri i policisë, Rabiu lododo.

Katër personat u gjetën të zhveshur dhe njëri mbante një copë sapuni në dorë. Dhoma ishte e mbushur me shishe kodrine, paketa tramadoli, kërpi indian, vodka dhe droga të tjera.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, studentët e Universitet Federal të Teknologjisë ishin përfshirë në një lojë të çmendur seksi me studenten e të njëjtit universitet.