Orgesa Zaimi kujton një nga eksperiencat më të vyera televizive: Do e mbaj mend gjithnjë si më të bukurën…

Këmgëtarja e njohur, Orgesa Zaimi ka kujtuar me postimin e fundit në llogarinë e saj një nga momentet më të veçanta për të në vitin 2018.

“Kënga Magjike 2018. Juria e artistëve të rinj. Sezoni më i bukur televiziv deri më tani për mua, një eksperiencë e vyer që do e mbaj mend gjithnjë si më të bukurën”, ka shkruar Zaimi krah postimit ku shfaqt e buzëqeshur teksa ka pozuar.

Kujtojmë se me postimet në rrjetet sociale, Orgesa ka treguar se do të jetë sërish pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike 2021’, kompeticion i cili këtë vit do të nisë në 21 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojë në 29 maj me natën finale.

revistawho.com