Organizohet në Tiranë “Miss Trans Albania 2017”, njihuni me më të bukurat e vitit

Në njërën nga diskot e Tiranës u organizua spektakli “Miss Trans Albania 2017”. Tetë transgjinorë, njëra pas tjetrës sfiluan me veshje të gjata deri në fund të këmbëve, ku dominonte ngjyra femërore rozë. Më pas me votat e publikut dhe juria e përbërë nga 6 aktivistë të shoqërisë civile u përzgjodhën tre fituese “Miss Trans Buzëqeshja”, “Shoqëruesja e Parë e Miss Trans” dhe “Miss Trans”. Pas spektaklit drejtuesja e LGBTI-së Xheni Karaj ndau me ndjekësit preferencat e saj: “Për mua, dy femrat më frymëzuese të vitit 2017 janë Serafina Sera dhe Lola Monroe! You rock girls!” Nuk vonuan dy vajzat me komentet e tyre. E vetquajtura Lola Monroe shkruante: “Thnx Xhen! Ne thjesht po ngjisim shkallët pas portës që i hape gjithë komunitetit drejt sociolizimit. Ndërsa konkurrente tjetër në këtë garë bukurie Serafina Sera shkruante: “Ti je frymëzimi i një jete të tërë. Je dashuri. Falënderoj Zotin dhe prindërit e tu që kanë bërë një mrekulli si ti. Ndihma më e madhe që kemi për të pranuar veten je Ti. Për guximin dhe aritjet që ke. Të dua!”, përfundoi komentin e saj Lola.