Orët e fundit të finales së Conference League, policia “blindon” stadiumin “Air Albania”. Shikoni pamjet
Janë orët e fundit të finales së Conference League, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranës mes Romës dhe Feyenoord.
Policia nga ana e saj ka marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes, e cila starton në orën 21:00.
Në pamjet e siguruara nga Panorama.al duken efektivët e policisë të cilët rrethojnë stadiumin.
Janë rreth 2500 efektivë policie të cilët do të angazhohen, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe policë nga Komisariatet në rrethe.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugët e Tiranës ka pasur incidente dhe përplasje mes tifozëve, të cilët kanë sulmuar edhe policinë.