“Ore trima kokëboshë”, Elton Deda revoltohet me shqiptarët: Doni dhe nje kafe ta pini aty?
Këngëtari i njohur, Elton Deda është shumë aktiv në rrrjetet sociale, ku herë pas here reagon edhe për çështje të aktualitetit.
Së fundmi, artisti është revoltuar me këmbësorët në Shqipëri, duke i cilësuar ata kokëbosh. Përmes një postimi në Facebook, Eltoni thotë se vizat e bardha janë bërë për të ecur dhe jo për të shëtitur.
“Ore trima kokeboshe! Vizat e bardha jane bere per te ECUR jo per te SHETITUR! Doni dhe nje kafe ta pini aty?”, ka shkruar këngëtari.
Sa i përket muzikës, Eltoni prej kohësh nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. Megjithatë, ai mbetet aktiv në koncertet live, ku këndon prej vitesh bashkë me dy miqtë e tij të vjetër, Redon Makashin dhe Aleksandër Gjokën.