Ora e së vërtetës/ Në tavolinë janë 600 mijë euro, Ernest Muçi drejt largimit nga Tirana

Ernest Muçi mund të ketë orët e numëruara te Tirana. Sot në tetë shkurt lojtari mund të largohet nga bardheblutë për një destinacion të ri në Europë.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se shanset që ai të largohet janë të mëdha dhe me shumë mundësi Halili do të marrë një vendim përfundimtar gjatë kësaj të hëne, për të mos thënë që tashmë e ka marrë një të tillë.

Në tavolinë është një shumë parash që klubi Tirana ose e pranon ose e refuzon. Presidenti Refik Halili është i dyzuar, nëse do ta shesë lojtarin tani apo do ta mbajë deri në fund të sezonit për të kërkuar një shifër akoma më të madhe.

Në tavolinë janë 600 mijë euro. Skuadrat që kërkojnë futbollistin janë disa, duke filluar nga ato gjermane si Shalke 04, Jang Bojs, Zyrih, Rapid, por edhe klube turke, ukrainase, suedeze apo kineze, pa harruar këtu Veronën nga Seria A.

Në fund të ndeshjes me Skënderbeun zërat që Muçi kishte ndeshjen e fundit me fanellën e Tiranës ishin goxha të mëdhenj.

PANORAMASPORT.AL