Oprah Winfrey tregon pse nuk u martua kurrë
Oprah Winfrey dhe partneri i saj janë bashkë prej 30 vitesh, por kurrë nuk i tundoi ideja e një martese.
Moderatorja e famshme, zbuloi për “O Magazine” sekretet e marrëdhënies së saj me Stedman Graham dhe arsyen pse refuzoi propozimin e tij në 1993-in. Winfrey thotë se që pas fejesës nisi të kishte dyshimet e para nëse donte apo jo të martohej. “Kuptova që në fakt nuk doja të kisha një martesë. Doja të më merrej mendimi. Doja të dija nëse ai më ndjente si të denjë për të qenë gruaja e tij, por nuk doja të bëja sakrificat dhe kompromisin e përditshëm për të cilat ka nevojë një martesë. Programi ishte prioriteti i jetës sime dhe këtë e dinim që të dy.”- u shpreh Winfrey.
Një ndër gratë më të suksesshme të botës, shtoi se nëse ajo dhe partneri i saj do të ishin martuar, ndoshta sot s’do ishin më bashkë. Jetëgjatësinë e lidhjes, moderatorja ja atribuon atij, për të cilin thotë se ka një identitet përveçse të jetë “burri i Oprah-s”.