Opinionisti i “Big Brother Albania” rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-opinionisti i “Big Brother”, i cili ndryshe njihej me pseudonimin ‘Virusi’ ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet rrjeteve sociale. Basri Shala (emri i tij i vërtetë) ka treguar se pavarësisht kujdesit dhe respektimit të masave, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë Covid-19.

“Miq,
Pas disa shqetesimeve që i kisha, dje e kam bërë testin. Para pak kohe më thirrën prej IKSHP-së dhe m’kallxun që jam njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Ata që më njohin e dijnë sa shumë kam pas kujdes, por me fund e lëshova bajrakun. Ka shumë kohë që maskën dhe distancën e kam respektu strikt”, shkruan Shala në Facebook.

Kujtojmë se Kosova është një nga vendet që po përballet më fatalisht me koronavirusin së fundmi. Numri i lartë i rasteve të reja dhe vdekjeve nuk po e favorizojnë aspak situatën për qytetarët.

News31.al