Operoi bajamet, vdes ish Miss-i 27 vjeçare!

Një procedurë e gabuar operimi dyshohet se ka qenë shkaku i vdekjes tragjike te ish Miss Brazilit, e cila u nda nga jeta në moshën vetëm 27 vjecare. Gleycy Correia, nga Macae, në juglindje të vendit, vdiq pasi ndërhyrja e la me hemoragji të fortë e më pas, atak kardiak. Vajza u shua në një klinikë private pasi kaloi rreth dy muaj në gjendje kome prej operacionit të kryer në muajin prill.

Hemoragjia i nisi pesë ditë pas ndërhyrjes. Të afërmit e Correia që ishte kurorëzuar Miss e and Miss Costa do Sol në vitin 2018, janë të bindur se bëhet fjalë për një gabim të mjekut. At Jak Abreu, që e njeh familjen e 27 vjecarjes, tha se familjarët e saj kërkojnë të hidhet dritë mbi ngjarjen.

“Zoti zgjodhi këtë ditë të marrë princeshën tonë,” ka shkruar ai. “Ne e dimë se mungesa do të jetë e madhe. Por do të gëzohemi nga qielli me buzëqeshjen e saj”. Vajza kishte folur shpesh për origjinën e saj të thjeshtë, e rritur në varfëri në Brazil. Ajo kishte nisur punë si modele që kur ishte adoleshente pasi kishte punuar në manikyriste në një sallon bukurie. “Nuk kam lindur në një djep të florinjtë, vij nga një familje shumë e thjeshtë, por jam shumë krenare për këtë”, shkruante ajo në një postim në Instagram.

Bordo