Operacioni antidrogë/ Si u arrestua në Dubai burri i Suada Sherifit

Ditën e sotme është zhvilluar një operacionin i madh antidrogë në Itali, me bashkëpunimin e policive të disa shteteve europiane. Operacioni i quajtur “Los Blancos” ka vënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtuesit e kartelit. Një prej personave të arrestuar është Eldi Dizdari (alias Denis Matoshi), i shpallur në kërkim që prej tetorit 2018.

Ai ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha. Po ashtu Dizdari dyshohet se është i përfshirë në rastin e 613 kg kokainë, të sekuestruara në konteinerët me banane të kompanisë Arbri Garden, në Portin e Durrësit. I dyshuari si një nga boss-at e kartelit, është burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi. Në momentin e arrestimit ai ka qenë në Dubai.

Mediat italiane raportojnë se është goditur një kartel i fuqishëm që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i specializuar në trafikimin e drogës në Evropë. “Los Blancos” ka vënë në pranga dhjetëra persona, dhe janë sekuestruar tonelata kokainë e miliona euro.

Hetimi është kryer nga një ekip i përbashkët hetimi, të përbërë nga shërbimi qendror operativ i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi “Mobile” i Firences, ajo Hollandeze “Finec” dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e “Eurojust” dhe “Europol”, grupe të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.

Sot do të mbahet edhe një konferencë për shtyp në Firence për rezultatet e operacionit, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences, e cila përfshinte kryeqytetin toskan dhe qytete të tjera italiane, si dhe vende të shumta të huaja. Midis të pranishmëve nënkryetari i Eurojust Filippo Spiezia, prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho dhe prokurori i Firences Giuseppe Creazzo.

/News31

Burimi: Newsbomb