Oni Pustina i poston videon Ilir Shaqirit: E komentova legenin se dërdëllit për mua dhe jetën time me atë stilin e tij prej…
Modeli i njohur, Oni Pustina ka bërë një tjetër postim në lidhje me Ilir Shaqirin, duke zbuluar arsyen pse ai komentoi Ilir Shaqirin.
Bashkë me videon ku Iliri flet me kode për Oni Pustinën, në shtëpinë e Big Brother VIP”, Oni ka zbuluar në Instagramin e tij, arsyen që e shtyu të komentonte Shaqirin.
“Se na çatë trapin me komentet! Unë xheloz, unë preshi, unë leshi. E komentova legenin se në vend që të merret me konkurrentët që ka aty, shkon dhe dërdëllit për mua dhe jetën time. Dhe e bën me atë stilin e tij, prej….Ça ke mer rob Zoti?! Shif jetën tate se timen e shof vetë!”, thuhet në statusin e Onit.
Kujtojmë që Oni Pustina komentoi në faqen zyrtare të Instagramit të revistës “Story” për balerinin e Ilir Shaqiri, tashmë lojtar në “Big Brother VIP”.
Në komentin e lënë në faqen zyrtare, Oni është shprehur për balerinin dhe koreografin që ka zhvilluar karrierën në Itali, se ka jetuar gjithmonë në hijen e miqve tij të ngushtë si Kledi Kadiu, të cilët kanë shënuar sukses të paparë në Itali.
Ai gjithashtu është shprehur që Ilirit i është dashur të arrijë suksesin e shqiptarve të tjerë në Itali me anë të intrigave në mënyrë që të jetë në nivel të tyre.
“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ”mikut” të tij me të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për cdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vërtet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndjehet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali, e mbi të gjitha mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, komentoi Oni.
Pas kësaj deklarate një komentues shkruante duke i treguar Pustinës se, “një natë kur ishte nga fillimi Bigu ky ka qenë te tavolina e ngrënies me Arditin ulur dhe si me kode po flisnin keq dhe për ty, për Ambetën dhe të tjerë, s’e di në e ke parë”.
Dhe Oni ia ka kthyer me duartrokitje duke i komentuar “Shumë i vëmendshëm”, duke u shprehur se është shumë dakord me konstatitim e tij. Dhe më tej komentuesi vazhdonte po në faqen e Instagramit të revistës “Story”. “Të përshëndes! Po e kujtoj shumë mirë, madje foli dhe për njërin nga ju s’dua të gaboj, por më duket për ty që tha është martuar me vajzën e një të madhi këtu, e ka babain gjyqtar, një gjë e tillë”, duke iu referuar partneres së Onit.
Dhe Pustina e finalizoi me një “Bravo!”, duke treguar se komentet e Ilirit për të dhe rrethin e tyre miqësor kanë qenë krejt pa vend. Oni Pustina është një ndër shqiptarët më të njohur në Itali, i cili ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë vite dhe bëri një karrierë shumë të bukur atje, para se të kthehej në Shqipëri kur fitoi “Dancing with the Stars” dhe më pas krijoi familjen e tij me partneren e spektaklit. Le të shohim se çdo të ndodhë sot me këtë histori gjatë spektaklit.
Video