Oni Hysenbelliu në Ibiza me Nicole Scherzinger, “Daily Mail” publikon fotot brenda jahtit luksoz
Pasaniku më i famshëm në Shqipëri, ish-futbollisti Oni Hysenbelliu është bërë sërish qendra e vëmendjes se mediave botërore, pas disa fotove kompromentuese gjatë pushimeve pak ditë më parë në Ibiza të Spanjës, me anëtaren e jurisë së “X Factor”, Nicole Scherzinger. Në pozat ku artistja e famshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte veshur një “sëimsuit” të kuq ajo është fotografuar shumë pranë Onit në jahtin luksoz, ku në disa momente bënte madje fotografin për djalin e preferuar të shumë vajzave të famshme VIP. Fotot në fjalë u publikuan fillimisht nga “Daily Mail”, ndërsa iu tag-uan më pas artistes në Instagram, shoqëruar me pyetje të shumta gjithë kureshtje rreth djalit pranë saj në grupin prej katër vetësh, që po pushonin në jahtin luksoz. Kjo miqësi e re duket se ka lindur këtë verë mes pasanikut nga Tirana, Oni Hysenbelliu dhe yllin e muzikës amerikane, këngëtaren e “The Pussycat Dolls”, Nicole Scherzinger. Ky fakt është vërtetuar edhe më shumë pas një loje statutesh që ata kanë shkëmbyer mes tyre në rrjetin virtual Instagram, duke postuar të dy foto të shkrepura në jahtin luksoz në Ibiza. Poshtë fotove romantike ku fokusohet perëndimi i diellit, ata shkëmbejnë kode me anë të statuseve speciale. I pari ishte Oni që postoi foton nga pushimet tri ditë më parë ku shkruante “Sunset Catcher”, për t’u pasuar nga një provokim i Nicole disa orë më vonë me statusin “Chasing the sun”. Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për miqësi, apo nëse ka diçka më shumë mes Fatmir Hysenbelliut dhe artisten me linjat super seksi, Nicole Scherzinger. Ndërkohë që këngëtarja është në lidhje me tenistin bulgar lind pyetja se pse nuk ndodhet ai pranë Nicole gjatë pushimeve e mos ndoshta bëhet fjalë për një krizë mes çiftit? Gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim.