ONE zhvillohet së bashku me shoqërinë
Që prej revolucionit industrial, korporatat dhe shoqëria janë dyelementë që bashkë-ekzistojnë në shoqërinë moderne. Me shtimin e ndërgjegjësimit të sektorit privat, ka ndryshuar edhesjellja e tyre kundrejt shoqërisë. Kjo reflektohet në kontributinqë kompanitë japin në komunitetet ku operojnë si edhe nëkujdesin që bëjnë kundrejt gjurmës që lënë në mjedis, përmespunës së tyre. Ky aspekt njihet si Përgjegjësia Sociale e Korporatave. Në Shqipëri, ky është një koncept i 20 vjeçarit tëfundit, dhe shumë pak kompani e kanë të strukturuar këtë sisektor më vete në organogramë. Një prej kompanive shqiptareqë njihet në shoqëri për investimin në komunitet dhe në mjedisështë operatori One Telecommunications. Për të na treguar sifunksionon kjo fushë relativisht e re, kemi intervistuar një prejpunonjësve të sektorit të Përgjegjshmërisë Sociale të One, Verdi Norja. Angazhimi i tij në sektorin social ka filluar që para 10 vitesh, pasi është kthyer nga studimet e tij jashtë vendit, dhe prej6 vitesh punon në One si specialist për procedurat e mbështetjessociale.
Si funksionon Përgjegjësia Sociale e një korporate? Pse ështëe rëndësishme për kompaninë dhe publikun?
Përgjegjësia Sociale në një korporatë si One funksionon nëmënyrë shumë të strukturuar. Ashtu siç e ka edhe përkufiziminklasik, përgjegjësia sociale në One është e integruar në çdooperacion biznesi të kompanisë. Qëllimi ynë është që të krijojmëvlerë të shtuar për kompaninë tonë, duke u kujdesur njëkohësishtpër mjedisin shoqëror ku operojmë. Praktikisht, përgjegjësiajonë e korproratës është e fokusuar në disa shtylla tërëndësishme si: çështje që kanë të bëjnë me kujdesin ndajmjedisit, shëndetësia, teknologjia në shërbim të grupeve nënevojë, arsimi dhe kultura.
Kompania jonë nuk e shikon punën e saj të përditshme dheveprimtarinë e saj ekonomike të shkëputur nga shoqëria. Në këtëkuptim ONE i jep rëndësi programeve të kontributit nëkomunitet dhe mjedisit, të cilat i kemi të shpallura edhe në faqentone web, si shtylla mbi të cilat aplikojmë veprimtarinë tonësociale.
Çfarë prioritetesh ka One Telecommunications në aspektinsocial?
Kontributi në aspektin shëndetësor ka qenë dhe është edhe më i rëndësishëm tani. Ndër vite, One ka kontribuar nëinfrastrukturën IT në disa spitale publike. Synimi ynë është rritjae kapaciteteve spitalore me pajimin e tyre me aparaturamjekësore shumë të nevojshme për diagnostikimin dhe trajtimine pacientëve. Duke iu referuar periudhës së pandemisë, One ka dhënë një kontribut me aspiratorë, me linja këshillimi për tëprekurit, dhe me njësi komunikimi falas për mjekë dhe pacientë.
Një mënyrë tjetër e kontributit tonë vazhdon të mbetet edhepromovimi i kulturës së vullnetarizmit tek punonjësit tanë, ashtusi edhe duke mbështetur iniciativa të jashtme të grupevevullnetare apo organizatave jo-fitimprurëse. Këto iniciativabesoj se kanë ndihmuar një sërë institucionesh të rëndësishme esi rrjedhojë, kanë ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë sonë si qytetarë.
Si një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, edhearsimi nuk ka qenë jashtë fokusit tonë. Vlen të përmëndkontributin e vazhdueshëm dhe të suksesshëm në përmirësimin e infrastrukturës IT dhe godinave ekzistuese në disa universitete tëvendit, si Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Bujqësori Tiranës etj.
Për studetët, One ka zhvilluar programe të praktikës mësimore, duke u dhënë atyre mundësinë që të fitojnë përvojë pune dhe tëzhvillojnë aftësitë e nevojshme për të performuar sa më mirë nëpunët e tyre të ardhshme. Ndërsa disa prej tyre janë punësuar nëkompaninë tonë.
Cilat janë arritjet tuaja në lidhje me mjedisin?
Kujdesi ndaj mjedisit zbatohet në dy drejtime kryesore. Së pari, parandalimi i çdo impakti negativ që mund të shkaktohet ngaveprimtaria jonë, duke menaxhuar mbeturinat, rinovuarteknologjinë me pajisje më efiçente, përdorur makina që nukndosin mjedisin, etj. Gjithashtu, kërkojmë nga bashkëpunëtorëttanë çertifikata që vërtetojnë të njëjtën qasje ndaj mjedisit.
Së dyti, arritjet tona në lidhje me mjedisin kanë të bëjnë meprojektet që kemi mbështetur të cilat kanë patur si synimimpaktin pozitiv në mjedis. Mund të përmend që çdo vit One angazhohet në mbjelljen e pemëve dhe ka pasur një kontributkonkret në shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta. Aksionet per pastrimin e zonave të ndotura dhe projektete sensibilizuese janëgjithashtu në fokus të punës sonë për mjedisin.
Mendon se një profil më i mirë social ndikon që klientët t’juzgjedhin ju, më shumë se konkurrentët?
Mendoj se një profil i mirë social e shoqëron kompaninë tonëpër shkak të punës sonë të përditshme për t’i qëndruar pranëabonentëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Kjo është ajo që ka rëndësi për ne. Në qoftë se kjo shoqërohet me një interes tështuar për One, kjo na bën që të punojmë akoma më shumë përpjesëmarrjen tonë në komunitet.
Cilët kanë qenë disa nga shembujt që ju keni kontribuar nëkomunitet, përmes projekteve?
Duke qenë se shembujt janë të shumtë, po mundohem tëpërmend vetëm disa prej tyre. Si projekte me impakt të gjerëmendoj se vlen të përmend bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e këndit të forcës tek liqeni artificial dhe idisa këndeve rekreative brenda lagjeve, si ai pranë Komunës sëParisit. Çdo vit kemi i kemi dhuruar pediatrisë pranë QSUTpajisje diagnostikuese për fëmijët e shtruar si edhe plotësimin e dëshirave të tyre për fundvit. Por, nuk kemi lënë pas dore as aspektin kulturor, ku mund të përmend paisjen e bibliotekave tëlagjeve të Tiranës me një sasi të konsiderueshme librash përqytetarët. Gjithashtu, kemi kontribuar edhe përmes fushatavendërgjegjësuese si për shembull për anti-bullizmin ose përedukimin se si të shmangim infektimin nga COVID-19. Këtojanë vetëm disa shembuj të kontributeve tona në komunitet.
Çfarë elementi duhet të ketë një projekt social që të marrëmbështetjen tuaj?
Në përgjithësi nuk kemi kritere përjashtuese për propozimet qëna vijnë për mbështetje. Procedura jonë e sponsorizimeve ështëe mbështetur në ligjin shqiptar për sponsorizimet dhedonacionet. Mjafton të jetë kërkesë nga sektori publik ose ai iOJF-ve, të jetë brënda shtyllave tona të përgjegjshmërisë socialedhe të ketë një impakt sa më të gjerë social.