ONE Telecommunications plotëson dëshirat e fëmijëve në Pediatrinë e QSUT
Festat bëhen më të mira, kur të gjithë janë të gëzuar. Ata që e ndjejnë më shumë atmosferën festive, janë padyshim, fëmijët.Disa prej tyre, gëzimin e kanë të kushtëzuar pasi janë të privuar nga ajo që është më e rëndësishmja: shëndeti.
One këtë fundvit, ia dedikoi pikërisht ketij grupi fëmijësh, të cilët ndërrimin e viteve do e presin në spitalin e pediatrisë së QSUT, pasi janë të shtruar me kohë fat-gjatë, për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë.
Me dëshirën e madhe për të dhënë shpresë e për ta pritur vitin e ri me emocione pozitive, One mblodhi dëshirat e rreth 20 fëmijëve të shtruar për t’ia bërë realitet. Por, këtë emocion One donte ta ndante edhe me të tjerë, ndaj vendosi që kartolina e fundvitit që i dërgohet tradicionalisht partnerëve, t’i dedikohej dëshirave të fëmijëve.
Për këtë, krijuam një faqe e posaçme: fundviti.one.al, ku u hodhën dëshirat dhe historitë e secilit fëmijë. U krijua kartolina e posaçme për bashkëpunëtorët. Çdokush që mori kartolinën, u ftua që të vizitojë faqen dhe të vendosë një kod unik. Për çdo kod unik të aktivizuar, One i shtoi vlerë me 1,000 lekë dëshirës së fëmijës.
Nëpërmjet kësaj nisme One bëri pjesë disa palë. Fëmijët e shtruar në spital duke i plotësur çdo dëshirë që ata kishin, pratnerët dhe bashkëpunëtorët tanë duke u angazhuar për të rritur vlerën monetare të dhuruar nga ONE dhe, njëkohësisht, po ndajmë me të gjithë ju kënaqësinë që dhuruam në sytë e fëmijëve.
Duke shpresuar që kontiributi ynë të sjellë sadopak pozitivitet dhe argëtim për fëmijet, urojmë shërim sa më të shpëjtë për këta vogëlushë dhe kthimin e tyre pranë gjirit të familjes, sa më parë. Me One festohet më mirë, çdo ditë.