One Telecommunications ofron produkt të dedikuar për studentët
One Telecommunications nënshkroi marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për ofrimin e një produkti të dedikuar për studentët, me tarifa preferenciale.
Marrëveshja u nënshkrua mes Drejtorit Komercial të One Telecommunications, z. Athanasios Paraskevas dhe zëvendësryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Anisa Ruseti. Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të shërbimeve që ofrohen për studentët që pajisen me kartë studenti, të cilët tashmë do të përfitojnë me tarifë të reduktuar edhe produktin që One Telecommunications ka krijuar për nevojat e studentëve.
Ky produkt synon të përmbushë nevojat e të rinjve që pajisen me kartë studenti, të cilën bashkia e ofron edhe me një seri përfitimesh të tjera.
Gjithashtu, ky produkt nga One Telecommunications mund t’i ofrohet edhe studentëve jashtë Bashkisë Tiranë, që pajisen me vërtetim studenti, nga universiteti ku studiojnë.
Produkti konsiston në One Student, plan i cili përfitohet me 26.6% ulje (nga 1,500 lekë/ muaj merret me 1,100 lekë/ muaj).
Interneti i shtëpisë pa kabllo, i cili përfitohet me 25% zbritje (nga 1,200 lekë/ muaj, shkon 900 lekë/ muaj).
Produktet e kombinuara, One Student Plan + Homenet, që të dyja bashkë përfitohen me 25% zbritje (nga 2,000 lekë/ muaj, në 1,500 lekë/ muaj)
Plani One Unlimited Student është me kontratë dhe përmban benefitet si më poshtë:
- 3,000 Minuta Kombëtare
- 3,000 SMS
- 25 GB Internet me shpejtësi maksimale
- 100 GB Internet për platformat E-Learning (Zoom, Microsoft Teams, Google Classroom)
- 100 GB Music Streaming
- Internet pa limit me shpejtësi të reduktuar.
One Telecommunications do të vazhdojë të sjellë produktet me ofertat më të mira për të gjithë klientët e saj.