Omkara i “Bixhoz me dashurinë” në prag të martesës me kolegen

Aktori Kunal Jaisingh, të cilin e ndiqni nga e hëna në të shtunë në serialin “Bixhoz me dashurinë”, në jetën reale është i fejuar me aktoren, Bharti Kumar. Çifti këtë muaj do bëjnë dasmën dhe në një intervistë aktori ka treguar se ceremonia do jetë shumë private dhe ka ftuar vetëm familjen dhe miqtë shumë të ngushtë. Kunal ka zbuluar edhe sesi është njohur me Bhartin. Çifti fillimisht janë njohur në xhirimet e një seriali indian, dhe pas dy vitesh kuptuan që kishin rënë në dashuri.

“Ne ishim miq në fillim, dashuria ndodhi me vonë. Ne kalonim shumë kohë bashkë dhe pas 2 vitesh kur mbaruam xhirimet, filluam të na merrte malli për njëri-tjetrin. Aty e kuptova që marrëdhënia jonë ishte më shumë sesa shokë. E vetmja pyetje që kisha ishte nëse ajo kishte të njëjtat ndjenja. Një ditë e mora Bharatin për darkë dhe e pyeta nëse ndjenjte njësoj si unë. Ajo më tha ‘Po’. Unë rashë në dashuri me karakterin e saj. Ajo është shumë e dashur, e kujdesshme, pozitive, nuk është paragjykuese, shkruan Who. Më mbështet shumë dhe më kupton shumë. Nëse ajo është me mua, çdokund ndihem si në shtëpi”, është shprehur aktori.