Olti Curri tallet keq me Ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj (Video)

Një postim i blogerit të njohur, Olti Curri në Instagramin e tij ka bërë bujë sot. “Zbulohet versioni i plotë i poezisë së Ministrit të Jashtëm, Gent Caka” ishte statusi i videos, në pjesën e parë të së cilës shihet Caka gjatë një fjalimi duke belbëzuar disa vargje që s’po i përfundonte dot, dhe Olti që improvizon të njëjtën situatë me vargje që bënë për të qeshur ndjekësit. Nuk është hera e parë që Olti Curri kap situata të tilla në daljet publike të politikanëve apo njerëzve të famshëm.