Olti Curri, pjesë e jurisë së Top Talent

‘Top Talent” pritet të nisë së shpejti. Teksa mësuam se ky format do të vinte nën drejtimin e Ori Nebijaj, tashmë janë bërë të ditur emrat e anëtarëve të jurisë.

Olti-2

Olti Curri, Jonida Vokshi, Anita Haradinaj dhe Ervin Çuli do të jenë ata që do të japin vlerësimin dhe komentet e tyre lidhur me talentet e reja. Të përzgjedhurit do të kenë mundësinë të përfshihen në botën e televizionit dhe spektaklit, si dhe të njihen edhe më shumë me aftësitë e tyre në fusha të caktuara. Spotin e ka publikuar Olti Curri, i cili shpreh lumturinë e tij lidhur me pjesëmarrjen në jurinë e këtij formati.