Olti Curri në panelin ku VIP-at garojnë me maska, detajet e programit më të ri të Alban Males

Olti Curri mbetet një ndër personazhet televizivë më të ndjekur, gjithnjë në qendër të vëmendjes për opinionin e tij. Prania e tij në emisione bën diferencën dhe në këtë fillim të sezonit të ri, dukej se mungonte. Kujtojmë se pak kohë më parë, publiku i internetit bëri bujë me kërkesën që ai të rikthehej në ekran dhe ju themi se dëshira do ju plotësohet.

Olti ka zbuluar ditën e sotme se do të jetë pjesë e rubrikës më të re në “E Diell” në Top Channel. Ai do të jetë pjesë e jurisë së “Maskat”, një sfidë ku personazhë të njohur do të këndojnë pas maskave: “Një koshere grerëzash që bëjnë mjaltë më shumë se bletët! Zaimina Vasjari, Megi Pojani, Eranda Libohova dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe fantastike timen do jemi çdo të dielë tek “E Diell” në Top Channel.”

Duket ditur se Olti nuk flet kot, mezi presim të mbyllim çdo javë me spektaklin që i mungonte ekranit.

Gjatë këtij programi të të dielës që mban autorësinë e Alban Males, anëtarët e panelit do të mundohen të gjejnë VIP-at që fshihen pas maskave.

www.story.al