Olti Curri ‘ndryshon profesion’, nuk e keni parë kurrë kështu

Olti Curri është një nga personazhet më të njohur dhe më karizmatikë. Shprehjet apo mendimet e tij në rrjete sociale janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke ndezur shpesh edhe debate. Por së fundmi është vetë Olti ai që ka tërhequr vëmendjen.

73867E93-07FC-4630-A943-2E45099F66E2

Ai është veshur si fatorino dhe fotot i ka publikuar në ‘Instastory’. “Kam pas fiksim të jem fatorino”, shkruan ai. Në fakt e gjitha kjo është një shaka, pasi Olti do të jetë i ftuari i radhës në emisionin “Treshat”.

9A6CD98A-F5F9-4304-991C-3D43EE5BA71E

Olti njihet për sensin e tij të humorit dhe ngacmimet që bën ndaj personazheve të njohur, por këtë herë duket se do jetë ai që do ngacmohet nga moderatorët e emisionit “Treshat”, Bora, Donaldi dhe Romeo.