Olti Curri: “Jam supersticioz, në datë 23 qershor për çdo vit, duhet të jem në Folie Marine”

Jemi mësuar të shohim bloggerin e njohur në jug të Shqipërisë gjithmonë në këtë periudhë dhe duket si një ritual pushimesh i zakonshëm, por vendi dhe atmosfera e njëjtë paska një të fshehtë.

Olti Curri feston ditëlindjen në 23 qershor dhe prej shumë vitesh e pret në resortin e mirënjohur Folie Marine. Në një postim të vetin ai pranon se është supersticioz dhe nuk e ndryshon këtë ritual fatsjellës.

Olti ka një lidhje speciale me detin dhe me Folie Marine ku është një nga klientët e rregullt.

Në postimin e tij bloggeri e komentoi kështu ditën e lindjes: “Një vit më shumë, nje gur i çmuar që zbukuron por edhe rëndon gjerdanin e jetës. Rroftë jeta me të mirat dhe te këqijat e saj.”

Festimet ishin me kuzhinë japoneze dhe shampanjë, ende nuk dimë çfarë dhuratash mori personazhi i ndjekur nga mijra shqiptarë, por ajo që pamë janë urimet e mbarë kolegëve të showbizit nga Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ledri Vula, Ilda Bejleri, Kida, Olta Gixhari, Emine Cunmulaj, Vedat Ademi, Samanta Karavella, Venera Lumani, Eraldo Rexho etj etj.