“Olti Curri dhe Edi Manushi takohen, mos ndoshta diçka surprizë po behet gati për tek E Diell?”

Pas largimit të papritur të bloggerit të njohur nga “E Diell” të gjithë menduan se bashkëpunimi me TCH u ndërpre, aq më shumë pas presionit të publikut që Olti te rikthehej si opinionist tek “Përputhen” dhe ai deklaroi që nuk do të kthehet.

Por ndoshta gjërat kanë ndryshuar, kjo foto që tregon bashkë Olti Currin dhe Edi Manushin na bën te dyshojmë se do të kemi një rikthim të opinionistit në TCH dhe mardhënia me “E Diell” është e pa cenuar.

Jemi kureshtarë të mësojmë sa më shpejt për çfarë surprize bëhet fjalë.

Bloggeri asgjë nuk ka bërë publike në lidhje me këtë projekt, por Edi Manushi është parë të takohet me të dhe Alban Malen në kafet e qendrës në Tiranë.