Olti Curri dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, foto dhe batuta në Instagram

Olti Curri është një nga blogerët më të famshëm në Shqipëri, i cili është mjaft aktiv në rrjete sociale. Sot ai ka publikuar një foto në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku shfaqej pranë ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.

“Ambasadori i Durrësit në Tiranë, takohet me kolegen Yuri Kim”, shkruan në postim blogeri i cili e shoqëron edhe me disa emoji buzëqeshje, dashurie dhe gotash të trokitura.

Nuk ka munguar as reagimi i ambasadores e cila komenton duke shkruar në shqip dhe në anglisht:

“A pleasure to meet the Ambassador of Durrës! I hope to run into you again soon! Ishte kënaqësi të takoja Ambasadorin e Durrësit! Shpresoj të takohemi sërish, së shpejti!”, shkruan ajo.

Olti i është përgjigjur komentit duke shkruar se ishte kënaqësi takimi me të dhe se shpresonte që takimin e radhës ta zhvillonin në Durrës, vendlindjen e Oltit. /News31