Olta i kërkon sqarim Kristit. Lidhja e tij me Kejsin e ka shqetësuar… + video

Në videon e mëposhtme shihet Olta që ka ndaluar Kristin në living room dhe i kërkon të flasë me zë të ulët.

“Po ta kërkoj me zë të ulët dhe dua të më përgjigjesh me zë të ulët”, i thotë Olta, Kristit…“tani, këta (banorët) dhe Keisi pretendojnë që ne mos të flasim më?”

Olta: Unë nuk duhet të të flas më ty sepse u lidhe?…se kuptoj, nuk ma kap truri. Çfarë domethënë kjo histori?

Kristi mundohet ti shpjegojë këndvështrimin e banorëve por Olta e stopon duke i thënë se nuk i interesojnë banoret por Keisi.

Ajo këmbëngul: “po të them që Keisi po pretendon që ne të mos flasim? Po ne jemi shokë…”

Kristi i shpjegon që nuk bëhet fjalë që të mos flasin, por që të bëhet prioritet Keisi. Epo kjo është pjesa jote, ia kthen Olta.