Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit

Olta Gixhari ka konfirmuar se është në pritje të një djali, përmes një videoje të postuar në Instagram, ku ndan disa momente nga festa e zbulimit të gjinisë.

“Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, familjen. Faleminderit të gjithë miqve të zemrës, të cilët e bënë këtë ditë akoma edhe më speciale”, shkroi Olta në mbishkrimin e videos.

Në momente të ndryshme të videos, Olta tregon çaste romantike të puthjes me partnerin, si dhe tregon se donte një vajzë, por djali i saj, Amari, donte të bëhej me një vëlla.

Anabelmagazine