Olta Gixhari zbulon emrin e të birit dhe flet për ardhjen në jetë të tij: “Parajsa ime erdhi”

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë ditën e djeshme. Ishte vetë ajo që dha lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram me trëndafila dhe datën. Ndërkohë ditën e sotme, ajo ka treguar emocionet e para si dhe ka zbuluar emrin e të birit:

“Parajsa ime sapo arriti! U bëra nënë. Qenka e vërtetë, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me një fjalë. E dua çmendurisht. Djali ynë erdhi në jetë më 21/8/2020. Kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij: 21 dhe datën e lindjes sime: 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale. Biri ynë quhet Amar. Emri vjen nga hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja që do të thotë hënë. Uroj të ketë një det me lumturi përjetë. I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme!”

I urojmë Amar-it jetë të gjatë dhe të lumtur bashkë me prindërit! /News31.al