Olta Gixhari thumbon banorët e ‘Big Brother VIP’

Aktorja Olta Gixhari thumboi banorët e “Big Brother VIP Albania” për faktin që ndonëse ajo është larguar nga shtëpia, sërish vazhdon të përmendet.

Olta nuk përmendi një emër specifik (së fundmi është përmendur nga Efi dhe Ronaldo), por gjithsesi ironizoi përmes kësaj deklarate:

“Realisht mendoj që mund ta fitoj ‘Big Brother VIP’ edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po më përmendim, jam e bindur që në finale do kem shanset e mia.”

Një koment shumë alla Olta. Ndërkohë, edhe njerëzit në Twitter kanë reaguar për faktin që Olta – një nga konkurrentet më të diskutuara dhe më të forta të BBVA – vazhdon të përmendet nga konkurrentët:

Olta ndërpreu rrugëtimin e saj në “Big Brother” për shkak të gjendjes emocionale dhe mallit për të birin, Amarin.

Anabelmagazine