Olta Gixhari ‘shpërthen’ në lot: Ma shpifën, duan të dinë çfarë ha, çfarë blej

Pak kohë më parë, Olta Gixhari zbuloi se ishte karantinuar në Spanjë, pranë partnerit të saj. Në një lidhje direkte me “A2”, aktorja bukuroshe tregoi se i pëlqen shumë Spanja, por ata që e bezdisin janë policët.

Ajo tregoi se aty ka rregulla shumë strikte dhe në momentet që del, përballet me shumë pyetje nga autoritetet. Aktorja tregoi se dje mori të ëmën në telefon dhe duke qarë i tregoi ç’i ndodhi.

“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thashë mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin,

më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj, me kë po jetoj, pse po shkon në supermarket, çfarë po haj, çfarë po blej, u çmenda”, u shpreh ajo.