Olta Gixhari publikon plot foto me burrin e djalin, por prapë i kemi ca paqartësi
Si rrallëherë, Olta Gixhari ka vendosur të ndajë disa foto me bashkëshortin e saj, e në një prej tyre nuk e ka fshehur më as pamjen e tij.
Aktorja ka ndarë momente të ndryshme duke iu përgjigjur kërkesave të ndjekësve, mes të cilave kanë dalluar ato me bashkëshortin e saj.
“E dehur”, ka qenë kërkesa e fotos, në të cilën Olta ka ndarë një foto në karrocën e tërhequr nga kuajt së bashku me babin e Amar, duke shkëmbyer puthje.
Gixhari ka treguar po ashtu dhe surprizën më të bukur që ka marrë nga partneri, që ka qenë një hedhje me parashutë nga avioni. Pavarësisht detajeve të tjera të ndara në ‘Instastory’, fotot me të dashurin ia morrën në kthesë gjithë momenteve të tjera.
revistawho.com