Olta Gixhari pranon publikisht dashurinë, ka dhe unazë në gisht
“Që kur kam nisur të ndjek Piter Panin dhe t’ju shikoj juve në television, më ka lindur dëshira të kem një bebe…”,- tha si fillim Olta Gixhari dhe pas kësaj, Alketa e pyeti menjëherë “E ke gjetur fatlumin?” dhe menjëherë Olta pranoi “Po!”
Madje, pas kësaj, aktorja e njohur pranoi edhe se njërën prej unazave që mban në gisht, për të cilën fëmijët e pyetën që në fillim, e ka nga fatlumi: “Po, pak a shumë po”, – tha ajo pas pyetjes nëse unazën e ka dhuratë nga “fatlumi”…
Në fakt, Olta është mjaft e rezervuar publikisht për jetën e saj private, megjithatë para fëmijëve, edhe ajo e ka të vështirë të ruajë sekrete.
Cila është detyra e radhës? Kush ia ka rrëmbyer zemrën aktores bukuroshe të teatrit shqiptar?