Olta Gixhari në qiellin e shtatë, publikon pamjet nga festimet e para të ditëlindjes
Olta Gixhari e ka ‘djegur rrjetin’ me fotot e fundit të publikuara në profilin e saj në ‘Instagram’. Aktorja e njohur është shfaqur më tërheqëse se kurrë pas disa postimeve nga pushimet në Spanjë, ku siç u zbulua është e shoqëruar nga partneri i saj. Ditën e sotme aktorja ka ditëlindjen dhe festimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Disa momente i ka publikuar vetë Olta, ku shfaqet me një tortë në dorë, ndërsa në videon tjetër kërcen e kthyer me kurriz duke nxjerrë në pah fizikun e mirë që ka, shkruan Who. Aktorja feston sot 33-vjetorin dhe duket më në formë se kurrë, sidomos këtë periudhë, kur siç kuptohet është e dashuruar dhe po jeton ditë të qeta dhe të lumtura.