Olta Gixhari në pritje të një djali? Aktorja sqaron të vërtetën

Lajmi për pritjen e ëmbël i gëzoi të gjithë dashamirësit e Olta Gixharit. Ndër postimet e fundit, aktorja ka shkruar se shumë shpejtë do të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.

“Faleminderit me zemër për gjithë urimet tuaja, ma keni bërë edhe më të ëmbël pritjen e bebushit tim. Shumë shpejt do postoj një foto (modeste) me barkaluq, se vdiqa po ma kërkojnë të gjithë. Ps- Unë vazhdoj të bëj seksin nëpër foto, nuk heq dorë. Ju dua, zemra mal”, ka shkruar Olta.

Por, kaq ka mjaftuar që disa portale ta interpretojnë shkrimin si një mënyrë që aktorja ka përdorur për të zbuluar gjininë e bebit. “Është djalë”, shkruhet në disa prej këtyre lajmeve. Megjithatë, Olta nuk ka vonuar dhe ka sqaruar të vërtetën.

“Më falni por unë nuk e kam zbuluar gjininë e bebit! Faleminderit”, ka shkruar aktorja në një tjetër postim. Epo, mesa duket portalet në fjalë e dinë të parët (*vendosni një ikonë të qeshure*)…

/News31.al