Olta Gixhari josh me këmbët si Sharon Stone

Aktorja Olta Gixhari ka realizuar një set fotosh artistike me fotografin, Ergys Zhabjaku. Ajo duket në këto foto si Sharon Stone, një nga aktoret më të njohura në botën Hollivudiane.
Aktorja është bërë e njohur më shumë në sajë të shfaqjes në filmin e famshëm ‘Basic Instinct’. Regjisori Paul Verhoeven i besoi rolin e bukuroshes joshëse me emrin Catherine Tramell. Pjesa filmike kur Sharon e vendos këmbën mbi këmbë është zgjedhur si një ndër tre skenat më seksi filmike.
Duket se dhe Olta është frymëzuar nga Stone, pasi në fotot në fjalë ajo ekspozon këmbët si armën e fortë të joshjes. /Story.al/