Olta Gixhari: E ndjej që unë nuk e fitoj Big Brother

Olta Gixhari është shprehur se nuk do ta fitojë “Big Brother VIP”. Gjatë një bisede me Kristin ajo tha se do fitojë edhe disa gjëra dhe pastaj do të largohet nga loja pasi ndjen që fitoren e madhe nuk do ta marrë ajo.

“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej”, ka thënë Olta.