Olta Gixhari: E kam gjetur fatlumin, dua dy fëmijë
Këtë pohim e bëri mbrëmjen e së hënës e ftuar “Në kurthin e Piter Pan”.
E pyetur nga fëmijët nëse dëshiron të bëhet nënë dhe sa fëmijë do të donte, ajo u përgjigj “Një vajzë dhe një djalë”.
Në këtë moment ndërhyri Alketa Vejsiu e cila e pyeti nëse e ka gjetur fatlumin.
“Po, e kam gjetur”, tha ajo, duke pohuar se është e dashuruar me njeriun e duhur. Megjithatë aktorja tregoi se partneri i saj është shumë kursimtar dhe për këtë arsye nuk mori dhuratë për Shën Valentin.
Olta është përfolur shpesh në media për jetën e saj private, ndërkohë që kush mbante shpresë rreth saj, tashmë duhet të heqë dorë.