Olta Gixhari çudit me rolin e prostitutës, nga veshjet intime e deri tek skenat hot me Arben Derhemin

Aktorja sharmante Olta Gixhari po bën bujë me rolin e saj në shfaqjen “Opera për tre grosh” të regjisorit Mehmet Xhelili, që po luhet në këtë atmosferë festive në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Olta, vjen në rolin më kompleks dhe të vështirë të karrierës së saj, atë të Xhenit, një prostitutë që punon në shtëpi publike, dhe që ka bashkëpunim të ngushtë me policinë, duke i shërbyer kryemafiozit të kohës. Përveç energjisë që e karakterizon, ajo bën përshtypje në skenat e nxehta me aktorin e njohur Arben Derhemi, momente që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi nuk ndodhin shpesh në teatër. Nga veshjet tipike intime të një prostitute e deri tek puthjet plot pasion me Derhemin, janë momentet kulminante të “Opera për tre grosh”, që ka ngjallur shumë interes në publik. Për të gjithë ata që e kanë humbur shfaqjen javën që shkoi, Olta do të rikthehet këtë javë në datat 14 dhe 16 dhjetor në Tetarin Kombëtar. Gixhari dublohet në këtë rol nga aktorja Adelina Muça.