Olta dhe Tea akuzοjnë prοduksionin: Luizin e mbajnë me hatër, ka mik në Top Channel
Olta Gixhari dhe deri-diku Tea Trifoni, në një komunikim me Luizin, ngritën pyetje në lidhje me qëndrimin e këtij të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP”.
Ti na trego kë ke mik një herë, se ta kam bërë këtë pyetjen disa herë. Na trego kë ke mik këtu brenda, që çfarë nuk ke bërë këtu dhe ke dalë palagur gjithmonë. Këtë na trego,” i tha Olta Luizit. “Vetëm Kiarën. Kam ata që na mbajnë të gjithëve [publikun],” u përgjigj ai.
Edhe unë e mendoj këtë,” shtoi Tea e cila ra dakord me qëndrimin e Oltës. Biseda më pas vazhdoi kështu:
Dea: “Unë nuk mendoj që është produksioni. Tani i bie të akuzosh gjithë [produksionin].
Olta: “S’e di unë. Unë them që ky njeri i ka shpatullat e ngrohta shumë, sepse ka bërë lloj-lloj bυdαllallëqesh, pίsllëqesh këtu dhe ka dalë pa lagur gjithmonë.”
Dea: “Njerëzit falin, Olta. Publiku fal.
Olta: “Jo, jo. Si fal publiku…Tani mua më lind natyrshëm pyetja: Nga kush i ke shpatullat kaq të ngrohta, mor vëlla?” Disa nga banorët thanë se akuza të tilla janë të rέnda sepse i referohen produksionit. “Po edhe produksioni qoftë. Pse kam frikë ta them unë?” shtoi Olta.
“Vetëm publiku e dallon kur dikush i ka shpatullat e ngrohta dhe e shkel me këmbë, se kanë inat të dyfishtë. Gjithçka fal publiku, por atë që e mbajnë me hatër, atë e shkelin me këmbë,” tha më pas Luizi.
Më parë, Olta është shprehur gjithashtu se me siguri Luizin e ka sjellë në BBVA dikush që e ka mik, sepse, sipas saj, “kujt do t’i shkonte mendja për të”. Që Luizin ta ketë sugjeruar një mik – i/e cili/a mund të punojë në Top Channel – kjo nuk është çudi dhe nuk ka asgjë të keqe. Sidoqoftë, me çfarë shohim, deri tani të paktën, brenda po e mban loja e tij që është pëlqyer masivisht nga publiku./Anabel