Olta Boka ndan fotot më të veçanta të shtatzënisë dhe i dedikon këto fjalë princeshës së saj

Që prej momentit kur ndau lajmin e shtatzënisë, Olta Boka ka ndarë momente të ndryshme gjatë pritjes së ëmbël. Së fundmi këngëtarja ka ndarë poza të tjera mjaft të ëmbla me barkun e rrumbullakosur.

“Për mamin tim jam princesha. Për princeshën time, mbretëresha”, ka shkruar Boka krah fotove ku shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë mes natyrës.

Edhe poshtë këtij postimi nuk kanë munguar komentet pozitive të ndjekësve të Oltës, të cilët e kanë komplimentuar për këtë pamje.

revistawho.com