Olta Boka bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, për të cilën çifti ka zgjedhur emrin e veçantë Gaia.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë Olta me anë të një postimi në Instagram, të pak minutave më parë. Bashkangjitur me një foto, ku mban dorën e vogëlushes së saj, këngëtarja e njohur ndër të tjera shkruan:

“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krah dhe tek ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoj që do të kujdesem për ty siç bën Zoti me ëngjëjt e tij.”

Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, për të cilën çifti ka zgjedhur emrin e veçantë Gaia.

Shumë urime për Oltën dhe Ivin!

/News31.al