Olsi flet për ndarjen nga Egli: “Pyes veten nëse kam qenë i dashuruar”

Olsi Bylyku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Egli Tako, pas 5 vitesh së bashku. Në një rrëfim në “BBVA 3”, ai u shpreh se ndoshta u nxituan dhe se vendimi ndodhi shumë shpejt.

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar, por edhe unë duhet të njoh veten këtë fushë nuk është se e kemi provuar disa herë, se po të jenë deri diku edhe prindërit në të njëjtën fushë, ndoshta mund të të japin ndonjë këshillë, por unë isha me atë idenë që po kjo është partnerja ime, ndërkohë që qoftë për mua apo për ish-partneren time, për të cilën unë kam shumë respekt, ndoshta ne vetë duhet të njihim vetem para se të merrnim vendim se ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira dhe nga momenti”.

Më tej, ai tha se është në dilemë nëse e ka dashuruar Eglin, apo ka pasur një pëlqim shumë të fortë për të.

Unë sot e kësaj ditë them me vete: “A kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar?” Ndoshta ka qenë pëlqeim i fortë, unë kam dashur të jem me të. Në momentin që unë e shikoja se isha më shumë i dhënë sesa duhet, sa vinte dhe po më kalonte koha për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte më perfekte”, duke shtuar se pamundësia për të arritur perfeksionin, ishte arsyeja e ndarjes.

Për ndarjen e tyre është përfolur në prill të vitit 2023, pasi Olsi dhe Egli fshinë fotot me njëri-tjetrin nga llogaritë përkatëse në Instagram. Ndonëse se ata e konfirmuan shumë më vonë se i dhanë fund raportit të tyre, miku i tyre, Lorenc Harasma, tërthorazi tha se ata ishin ndarë.

“Unë me Eglin kemi qenë shokë që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë okay. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira të dyve”, u shpreh ai.

Anabelmagazine