Olsi Bylyku ‘sfidon’ Policinë e Shtetit, i sapokthyer nga Italia del shëtitje me makinë, efektivët e ndalojnë dhe…

Olsi Bylyku ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta.

Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit.

Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia.

Ndërkohë, rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta.

Policia e ka shoqëruara aktorin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë në marrjen ose përhapjen e koronavirusit.

Marrë nga TemA

(k.m/dosja.al)