Olsi Bylyku: “Nuk do të kthehesha kurrë më në Portokalli”

Olsi Bylyku është kthyer në një prej aktorëve më të njohur të humorit. Ai është tashmë pjesë e kastit të “Klanifornia”, si dhe pritet të nisë së shpejti emisionin e tij “late night show”. Nëse kthehemi disa vite pas, roli i tij i parë ka qenë në spektaklin e humorit “Portokalli”. Tashmë në një televizion “rival”, si e sheh Olsi spektaklin ku hodhi rrënjët e tij?

I ftuar në “Next”, ai është shprehur se aty ka fillesat që nuk do i harrojë kurrë dhe është gatuar nga ai format dhe nga regjisori Altin Basha. Për Olsin, “Portokalli” mbetet një ndër institucionet më të mira të humorit, por nuk do të rikthehej më në të:

“Nuk mund të kthehem dot kurrë më në “Portokalli” vetëm për një arsye. Është njësoj sikur t’i bësh si gangster prindërve dhe t’i thuash “Unë kam lekët e mia, gjërat e mia dhe do dal veç.” dhe më pas të të heqin nga puna e t’i thuash “Të vi të rri dhe dy muaj sa të gjej një punë tjetër.”. Në “Portokalli” mendoj se kam lënë shenjën më të mirë të mundshme për aq kohë sa isha. Mendoj se nuk mund të rikthehem për të bërë diçka më të madhe se ajo që lashë.”

/News31