Olsi Bylyku në ekran si bloger mode, ndjekësit e sulmojnë: “Ja ku merr fund bota, të japë vlerësime një nga Maminasi!”

Dikur “Mister Durrësi”, sot një bloger dhe moderator i veçantë, Erald Farruku e ka kthyer emisionin e tij televiziv të modës “Si të vishemi” në përballjen e fundit të VIP-ave. “Shoë man”-i 22-vjeçar, që e pamë në rubrikën “Marsi apo Venusi” në e “E diell” para tre vitesh, pasi u shpall fitues i “Mister Beach of Albania 2016” hapi blogun e tij, duke u kthyer në pak kohë një ikonë mode për meshkujt. I zgjedhuri i programit të fundit është aktori i humorit, tashmë i prezantuar edhe si këngëtar, Olsi Bylyku.

Olsi-Bylyku-2

Por me shfaqjen e tij në një emision mode nuk kanë munguar komentet ngacmuese për Olsin në rrjetet sociale, nëse një djalë si ai mund të japë leksione mode apo jo. Ndaj Erald Farruku për “Panorama Plus” tregon për këtë eksperiencë: “Interesante ishte se im atë dhe i ati i Olsit kishin pas qenë shokë të ngushtë në ushtri, duke qenë se kishin rastisur vetëm të dy nga e njëjta zonë dhe këtë gjë ma tha im atë pasi dëgjoi kur po bisedoja në celular me stafin tim për të ftuarin e radhës dhe pasi më pyeti nëse bëhej fjalë për Bylykun.

E pasi e konfirmoi informacionin, më tha t’i thoja Olsit t’i bënte të fala nga ai. E kjo edhe për mua vete ishte surprizë, duke qenë se s’më kishte treguar as mua më parë për këtë, meqë nuk i ka pëlqyer ideja më parë të isha pjesë e ekranit apo fushës së modës më shumë se sa ajo e inxhinierisë”. Pasi ka pasur të ftuar personazhe të njohur për stilin e veshjes, si Robert Berisha apo Zaimina Vasjari, si e priti publiku një personazh si Olsi Bylyku?. “Ajo ka qenë puntata më ‘funny’ e xhiruar momentalisht dhe më bëri të krenohem, sepse e kam shprehur gjithmonë krenarinë për origjinën apo vendlindjen time, duke qenë se ka shumë njerëz të talentuar në fusha të ndryshme dhe ky ishte një rast konkret.

Olsi-Bylyku-1

Videoja ‘funny’, ku Olsi ironizon zonën tonë, ka bërë gjithashtu shumë bujë në ‘Instagram’, duke qenë se klikimet flasin vetë e për më tepër reagimet e tipit: ‘Ja ku merr fund bota, të jep vlerësimin një nga Maminasi’”. Ndërkohë, mund të themi se kjo është koha kur ish-aktori i “Portokalli”-së të bëjë famë jo vetëm si aktor i “Be Cafee” në “E diela Shqiptare’, por edhe si këngëtar. Pasi preku finalen në “Kënga Magjike” me Lorenc Hasramën, ata kanë vendosur të rishfaqen sërish në duet, ndërkohë që kanë publikuar këngën “Opium”. Teksti i këtij produksioni muzikor u shkrua nga vetë Olsi dhe Muma, kurse muzika është krijim i Gent Myftaraj.

Olsi-Bylyku-3

“Opium” u finalizua edhe me një klip interesant nga “GlpProduction”. Kjo këngë është bashkëpunimi i radhës mes tyre, pas suksesit që ata kishin me projektin “Si të flas”, me të cilin u prezantuan në edicionit e fundit deri më tani të festivalit “Kënga Magjike”. Ndërkohë, shohim se 20-vjeçari Olsi, po punon që të prezantohet në skenë si një shoëman i vërtetë, duke e provuar veten në disa fusha të artit./Panorama Plus