Olsi Bylyku i inatosur për largimin nga “Big Brother VIP”, ja veprimi i fundit i aktorit
Olsi Bylyku u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Gjithë banorët dolën dje në televotim pas një zarfi të zi, duke bërë që aktori të ishte i eleminuari i dytë pas Gebriele.
Largimi i tij habiti të gjithë banorët të cilët në fillim nuk e besuan që ai u largua realisht. Duket se as Olsi nuk e ka pritur mirë.
Thënë kjo, Olsi nuk ishte sot në “Fan Club”. Është traditë që të eleminuarit të shfaqen në program, por Olsi mungoi sot.
Moderatorja Enxhi Nasufi tha se nuk e di arsyen e mungesës së Olsit, teksa vihet re se nga Instagrami i tij janë hequr fotot nga BBV.
voxnews.al