Olsi Bylyku flet për takimin e parë me vjehrrën: Ishte rastësi

Olsi Bylyku ishte i ftuari i radhës në “E diell” ku ka treguar ndër të tjera për takimin e parë me vjehrrën.

Aktori tregoi se takimi nuk ishte i planifikuar dhe teksa po pinte kafe si gjithmonë me Eglin, pasi ajo i kërkoi të lëvizte për të takuar mamin, Olsi ka përfituar nga momenti për ta takuar. Ai tregoi se ajo është shumë e mirë, e sjellshme dhe gatuan shumë mirë.

Më tej Olsi ka folur për tradhtinë, duke lënë të kuptohet se as nuk e ka menduar megjithëse e kanë gjuajtur. Por më shumë ka marrë oferta pune sesa ngacmime nga vajza. Olsi dhe Egli kanë publikuar së fundmi edhe një kartolinë fansash që është komentuar pozitivisht./revistawho.com